Shkup, 07.11.2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në kuadër të Kongresit sot përmbylli me sukses Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm “TSD 2023” e cila u organizua për të shtatën herë me radhë në UNT nga prorektori për shkencë dhe hulumtime në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji.
Konferenca “TSD 2023” organizuar tani më tradicionalisht nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në pjesëmarrje të saj elaboruan mbi 60 folës si dhe u publikuan gjithsej 87 punime shkencore me 200 participues.
Të gjithë pjesëmarrësit në kuadër të konferencës kishin mundësinë që të debatojnë tema të ndryshme për një zhvillim më të qëndrueshëm ku disa ndër temat ishin siç vijojnë: Aspektet teknike dhe ekonomike të qëndrueshmërisë, ndryshimet klimatike energjia: sfidat, Horizontet të reja në inxhinierinë civile dhe arkitekturë, Teknologjia e informacionit dhe komunikimit, matematikë, siguria kibernetike dhe sfidat e AI, Shkencat teknologjike, natyrore dhe arti në mijëvjeçarin e ri dhe arsimi, Shkencat shoqërore në mijëvjeçarin e ri dhe të ndryshme.
Punimet të cilat prezantohen nga pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm TSD 2023 do të botohen në revistën për zhvillimit të qëndrueshëm të Evropës Juglindore ‘SEEJSD’ të cilën e boton UNT.