UNT BASHKËPUNIMI MES DY VENDEVE I SHKËLQYESHËM, PENGESË BUROKRACIA DHE RRUGËT E KËQIJA TEK NE

Shkup, 09.11.2023 Me ftesë të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot para studentëve të UNT-së paraqitje kishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, i cili ishte pjesë e tryezës së diskutimit “Bashkëpunimi bilateral në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ambasadori Qehaja tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm në të gjitha aspektet, dhe është më i miri që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008-të.

‘Dy vendet tona ndjekin një rrugë, atë të eurointegrimeve, nuk kemi plan B asnjë nga ne, ndërsa që nga njohja e pavarësisë kemi arritur shumë marrëveshje, hapëm ambasadat në Shkup dhe Prishtinë, ndërsa kulminacion i bashkëpunimit ishte mbajtja e Mbledhjes së parë të përbashkët të dy qeverive në vitin 2021 në Shkup’ tha Qehaja para studentëve të UNT-së, duke shtuar se bashkëpunimi më i mirë i mundshëm zhvillohet mes qytetarëve të të dyja vendeve, që realizojnë vizita të shumta, që kontribojnë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Ambasadori Qehaja përcolli para të pranishmëve edhe problemet që ballafaqohen biznesmenët kosovar në Maqedoninë e Veriut gjatë hapjes së përfaqësive në Shkup, ku ballafaqohen me një administratë tejet burokratike dhe jo shumë miqësore, ndërsa infrastruktura e keqe rrugore nga Bllaca në Shkup kontribon shumë negativisht në zvillimin e biznesit kosovar në Maqedoninë e Veriut.

Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri gjatë diskutimit të tij theksoi se duhet intesifikuar bashkëpunimi ekonomik, posaqërisht në rritjen e këmbimit tregtar i cili vitet e fundit nuk po paraqet ndonjë rritje. ‘Nëse analizojmë nëntëmujorin e këtij viti, ne kemi një këmbim tregtar me Republikën e Kosovës prej 368 milion euro që paraqet rrënje të butë krahasuar me vitin e kaluar. Kemi një eksport nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën së Kosovës nga 294 milion euro dhe një import nga RMV 73 milion euro që paraqet rrënje të butë krahasim me vitin e kaluar’, tha rektori Zeqiri.

Drejtuesi i tryezës së diskutimit, prorektori për Arsim dhe çështje studentore, Prof.Inor.Dr. Fati Iseni prezantoi gjëndjen e Kosovës nga antikiteti e deri në luftën e fundit çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe sfidat që ka kaluar përgjatë shekujve, të kurrorëzuara me gjendjen që ka sot. ‘Sot Republika e Kosovës është shtet me të gjitha atributet që e karekterizojnë një vend modern me rend shoqëror demokratik, i reshtuar me aleatët perëndimorë në krye me SHBA, BM, BE-në, dhe garancia që ka nga këto demokraci perëndimore, reflekton në perspektiva të fuqishme në të gjitha fushat’, tha prorektori Fati Iseni.

Në diskutim u kyçën stafi akademik dhe studentët e shumtë, me ç’rast u shfaq një interes i madh për pyetje ndaj ambasadorit, që ndikoi që takimi të vazhdonte një orë më shumë se orari i paraparë.

By