Shkup, 12 Shkurt 2024 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune drejtorin e Institutit për Rezistencë Sizmike të Ndërtesave dhe Ndryshime Klimatike, Prof.dr. Mihail Garevski.

Rektori Zeqiri gjatë takimit informoi drejtorin Garevski lidhur me gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, mënyrat e avansimit të tij, programet studimore në kuadër të fakulteteve, numrin e studentëve që çdo vit shkon në rritje si dhe thellimin e bashkëpunimit mes UNT-së dhe Institutit për Rezistencën Sizmike të Ndërtesave dhe Ndryshimet Klimatike, në veçanti lidhur me planet zgjerimit të UNT-së në hapësirat ekzistuese.

By