Brenda kampusit të UNT-së do të ndërtohet Qendër arsimore rajonale e trajnimit për automjete elektrike dhe hibride
𝐔𝐍𝐓 𝐍𝐄𝐍𝐒𝐇𝐊𝐑𝐎𝐈 𝐌𝐄𝐌𝐎𝐑𝐀𝐍𝐃𝐔𝐌 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄𝐏𝐔𝐍𝐈𝐌𝐈 𝐌𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐏𝐀𝐍𝐈𝐍𝐄 𝐍𝐎𝐑𝐕𝐄𝐆𝐉𝐄𝐙𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐑𝐎𝐃𝐇𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐀𝐔𝐓𝐎𝐌𝐉𝐄𝐓𝐄 𝐄𝐋𝐄𝐊𝐓𝐑𝐈𝐊𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐇𝐈𝐁𝐑𝐈𝐃𝐄 ‘𝐄𝐕 𝐇𝐔𝐁 𝐀𝐒’
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟒.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟒 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kompaninë norvegjeze për prodhimin e automjete elektrike dhe hibride EV HUB AS, përmes të cilit do të krijohet Qendra e parë arsimore dhe rajonale e trajnimit për automjete elektrike dhe hibride, sipas të gjitha standardeve botërore dhe evropiane.
Efektet pozitive të bashkëpunimit do të reflektohen si në nivelin e zhvillimit tekniko-teknologjik të Universitetit dhe Fakultetit të Shkencave Teknike, në avancimin e njohurive të studentëve ashtu edhe në zhvillimin e njohurive të nevojshme praktike për përgatitjen e studentëve për përfshirje më të shpejtë në tregun e punës dhe me atë përmirësimin e kapaciteteve dhe konkurrencës së kompanive.
Studentët do të kenë mundësinë të njihen me mënyrën e funksionimit dhe punës në një kompani, e cila është lider botëror në riparimin e pjesëve me tension të lartë të automjeteve elektrike dhe hibride, si dhe të demonstrojnë njohuritë e tyre dhe në këtë mënyrë të sigurojnë të ardhmen e tyre përmes punësimit në kompani, ndërsa përparësitë e Universitetit konsistojnë në faktin se përveç njohurive profesionale, do të mund t’u ofrojë studentëve përvojë pune praktike si pjesë e mësimdhënies, e cila do të rriste mundësinë e punësimit të tyre. Në bazë të këtij memorandumi do të hapet Qendër arsimore rajonale e trajnimit për automjeteve elektrike dhe hibride brenda kampusit të UNT-së.Para nënshkrimit të memorandumit përfaqësuesit e ‘EV HUB AS’ realizuan prezantim të përgjithshëm të kompaninë.
Memorandumin për bashkëpunim mes UNT-së dhe kompanisë norvegjeze ‘EV HUB AS’ e nënshkruan rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri dhe përfaqësuesi I kompanisë Zoran Temelkovski.