Shkup, 13.03.2024 – Sot në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u zhvillua seancë komemorative, në të cilën kolegët dhe familjarët bënë nderimet e fundit për Prof. dr. Mile Sërbinovski, i cili ndëroi jetë më 10 mars.Ikja e tij është humbje për kolegët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike, ku ligjëronte në drejtimin Inxhinieria për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, tha rektori Prof.dr. Izet Zeqiri në fjalën e tij.

‘Kolegu Mile mbi të gjitha ishte burrë dhe i madh, me zemër të madhe, ishte një xhentëlmen i vërtetë, një profesionist, që gjithë jetën ia kushtoi arsimit’ tha Zeqiri.Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.Inor.Dr. Neritan Turkeshi në fjalën e tij tha se profesori Mile Sërbinovski ishte i vetmi profesor i mbrojtjes së ambientit jetësor.‘Fakulteti i Shkencave Teknike sot është më i varfër pa kolegun Mile, një profesionist i rrallë, një mik dhe kolegë i mirë, një ligjërues fantastik’, tha Turkeshi.

Kryetarja e Senatit Prof.dr. Suzana Jordanovska tha se me profesor Mile Sërbinovskin ka punuar gjithë karierën e saj dhe si dy biologë kanë bashkëpunuar në shumë projekte.‘Ishte një njeri i cili gjithë jetën ia dedikoi shkencës, ndërsa studentët i kishte gjithçka. Iku papritur dhe kur ikë një njeri me të cilin keni bashkëpunuar çdo ditë dhe keni komunikuar çdo ditë është ndjenjë shumë e vështirë’, tha Jordanovska.

Zonja Sërbinovska, e cila së bashku me dy vajzat ishte pjesë e mbledhjes komemorative tha se është e nderuar për këtë respekt që i bëhet bashkëshortit të saj, ndërsa dhuroi një numër të konsiderueshëm të librave të tij, të cilat ia fali bibliotekës së UNT-së. Profesor Mile Sërbinovski nga viti 1983 deri në vitin 2004 punoi në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ku deri në vitin 2005 ishte ndihmës drejtor, që nga viti 2007, Srbinovski është bashkëpunëtor shkencor në Institutin për Mjedis dhe Shëndetësi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka punuar edhe si profesor deri në vitin 2017, kur iu bashkua Universitetit të sapohapur “Nënë Tereza” në Shkup.

By