Tetovë, Prill 2024 – Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vijon promovimin e ofertës akademike për vitin 2024/2025, këtë rradhë u prezentua edhe para matuantëve të Shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” dhe Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, në Tetovë.

Gjatë takimit me maturantët Prof.Inor.dr. Drenusha Kamberi dhe Egzona Ziberi për së afërmi diskutuan për përmbajtjen e programeve studimore, kushtet për regjistrim dhe studim në universtetin tonë, mundësitë që ofrohen për studentët e UNT-së përmes programit Erasmus+, si dhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të të cilave u jepet rëndësi punës pratike, bursave dhe shkëmbimeve studentore.

Nga takimi me maturantët u shpreh interesim i lartë, veçanërishtë për programet deficitare në vend, të cilat ofrohen nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup. Poashtu, nga maturantët dhe stafi përgjegjës u shpreh interesim dhe gatishmëri për vizitë në Kampusin e ri universitar.

By