“𝐋𝐈𝐁𝐑𝐈 𝐒𝐎𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐌𝐁𝐑𝐎𝐉𝐓𝐉𝐀 𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐄𝐒 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐋𝐄𝐊𝐓𝐔𝐀𝐋𝐄” 𝐓𝐄𝐌𝐀 𝐄 𝐏𝐀𝐍𝐄𝐋-𝐃𝐈𝐒𝐊𝐔𝐓𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐑𝐑𝐀𝐃𝐇𝐄𝐒 𝐓𝐄 𝐅𝐀𝐊𝐔𝐋𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐄𝐍𝐂𝐀𝐕𝐄 𝐇𝐔𝐌𝐀𝐍𝐄

𝟐𝟑 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟒 Me iniciativë të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi sot me rastin e 23 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave të Autorit si dhe Ditës ndërkombëtare të gjuhës angleze, u organizua Panel-diskutim me temë “LIBRI SOT DHE MBROJTJA E PRONËS INTELEKTUALE”.Folës kryesorë në panel ishin dy kontribuesit e fjalës së shkruar Prof.dr. Tahir Zajazi, pedagog si dhe autor i disa librave universitarë si dhe m-r. Afet Jashari, Këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prof.Zajazi shprehu kënaqësinë që gjendet mes studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të cilëve u dhuroi edhe librin e tij ‘Metodologjia e mësimdhënies dhe mësim nxënies’ për shkolla, programe dhe kurikula.Këshilltari shtetëror në Ministrinë e Kulturës m-r Afet Jashari tha se Ministria e Kulturës punon në krijimin e legjislacionit sa më produktiv për universitetet, ndërsa ai personalisht është i kyçur në shumë projekte si dhe në ligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave të autorit në RMV që është treguar si nevojë serioze.Nikoqiri i panelit, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Mustafa Ibrahimi tha se ideja e përkujtimit të Ditës botërore të Librit ka origjinën në zonën e Katalonisë ku ishte traditë që atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil, dhe këtë ditë e mbështet UNESCO. Mustafa tha se librat i japin shpirt universit, krahë mendjes, imaginatën e bëjnë të fluturojë, ndërsa gjithçkaje i japin jetë.

Pas panel diskutimit, studentët e UNT-së dhe studentët nga Universiteti publik në Elbasan Aleksandër Xhuvani vizituan Shkollën e Gjuhëve të Huaja “FILOS” në Shkup, me të cilët kohë më parë nënshkroi memorandum bashkëpunimi dekani i Fakultetit të Shkencave Humane pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi.

By