MATURANTËT U NJOFTUAN ME SFIDAT E PROFESIONEVE TË SË ARDHMES DHE TREGU I PUNËS
Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup organizuan Panel-diskutim me temë: “Profesionet e së ardhmes dhe tregu i punës” me nxënësit e shkollave të mesme të “Cvetan Dimov” dhe “Arseni Jovkov”.
Rektori Prof.dr. Izet Zeqiri gjatë hapjes së panel-diskutimit falënderoi maturantët për interesimin e trerguar si dhe pjesëmarrjen drejtorëve të shkollave të mesme, ndërsa porositi maturantët se kushtet për mësim si dhe programet e shumta studimore në UNT janë deficitare dhe ofrojnë punësim të shpejtë, ndërsa bëjnë pjesë në veprimtaritë më të paguara.‘Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka përparësi të shumta për të studiuar, siç janë vendndodhja në qendër të Shkupit, universiteti i parë publik në gjuhën shqipe nё kryeqytet, staf profesionistësh, mundësia e zhvillimit përmes granteve dhe bursave, qasja në laboratore, mundëson pregatitje për tregun e punës’, tha Zeqiri.
Prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim në UNT Doc.dr. Bujamin Bela zhvilloi ligjeratë motivuaese rreth përzgjedhjes së karrierës profesionale me titull “Sfidat e Përzgjedhjes së Karrierës- Profesionet e së ardhmes dhe tregu i punës, që zgjoi interes të veçantë tek maturantët.
‘Menaxhimi i të rinjve si burime njerëzore ka për subjekt të riun, angazhimet e tij, zhvillimin, përgatitjen, motivimin, performancën, shpërblimin, ndërsa ndryshimet e vazhdueshme në ekonominë e tregut imponojnë nevojën për investim në cilësi dhe zhvillim të kapaciteve të burimeve njerëzore’, tha Bela.Drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Shkup Gani Arsllani tha se si shkollë i japin rëndësi të veçantë orientimit të maturantëve kah përzgjedhja e profesionit të tyre të ardhshëm.
Dekani i Fakultetit Juridik Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu njoftoi se Fakulteti Juridik ofron studime të veçanta për t’i përmbushur nevojat e tregut, veçanërisht për rajonin tonë, ndërsa studimet e drejtësisë dhe kriminalistikës shërbejnë për aftësimin e juristëve të rinjë dhe njëkohësisht aftësojnë ata në sfidat e hulumtimeve bashkëkohore.
Dekanja e Fakulteti Ekonomik Prof.dr. Bukurie Imeri Jusufi tha se ekonomiku për të gjithë studentët potencial oforn programet e studimit më të kërkuara në treg ku mundëson ata për të hulumtuar në qendrat e vendit dhe jo vetëm, studentët mund të studiojnë tematikat e tyre të preferuara, si Financa, Marketing, Analizë e Tregut dhe Menaxhim.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike Prof.inor.dr. Neritan Turkeshi tha se tekniku u mundëson aftësimin shumëdimensional profesional të studentëve përfshirë këtu edhe fushën e robotikës dhe sistemeve intelegjente duke u ofruar atyre mundësi punësimi në shumë fusha si: Industritë prodhuese; Ndërmarrjet publike dhe private; Transport dhe inxhinieri komunikacioni; Doganë dhe kompani sigurimesh.
Maturantët pas panel diskutimit u njoftuan me hapësirat studimore që ofron UNT si dhe me bibliotekën e universitetit.