Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Inord. Diturije Ismaili, merr pjesë në programin akademik pasuniversitar Studim i Instituteve Amerikane (Study of the U.S. Institutes – SUSI) në Universitetin Seattle, Washington.

Programet SUSI për pedagogët dhe studiuesit paraqesin shkëmbime akademike gjashtëjavore të nivelit pasuniversitar. Programet janë të ndara në fusha të ndryshme me grupe prej 18 pjesmarrësish nga akademia dhe të organizuara nga institucione të ndryshme arsimore të SHBA-së. Qëllimi i programeve është të forcojnë kurrikulat dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies për SHBA-në në institucionet akademike jashtë vendit.

Prof. Inord. Dr. Diturije Ismaili merr pjesë në programin SUSI mbi Kulturën, Identitetin dhe Shoqërinë Amerikane, i cili është ndërtuar për të pasuruar dhe thelluar njohuritë mbi shoqërinë, kulturën, vlerat amerikane, identitetet dhe institucionet, përmes këndvështrimit të studimeve Amerikane bashkëkohore dhe përmes dialogut me anëtarë të akademisë së SHBA-ve.

Programi përfshijn angazhim intenziv akademik, panel diskutime, ndërveprim dhe krijim të rrjetëzimit me studiues amerikanë, takim me eskpertë të disciplinave të ndryshme, vizitë të institucioneve dhe pjesmarrje në konferenca dhe simpoziume shkencore.

Profesoresha Diturije Ismaili gjatë rrugtimit të saj akadmik ka pasur një eksperience të gjërë ndërkombëtare. Ajo e sheh përfshirjen e saj në programin SUSI si tepër të veçantë dhe përfitues për veten dhe UNT-në. “Shkëmbimi i dijeve dhe përvojave me akademikë të discpilinave dhe vendeve të ndryshme do të më ofrojë mundësinë të zgjeroj këndvështrimin tim mbi zhvillimin e kurrikulave dhe metodologjive arsimore, dhe të sjell njohuri dhe qasje të reja pedagogjike në UNT, dhe të cilat njëkohësisht do të jenë dhe më tërheqëse për studentët,” u shpreh profesoresha Ismaili.

Ndër temat të cilat do të përfshihen në program janë: Të shprehurit kulturor, media dhe vlerat në SHBA; Lëvizjet shoqërore, politika dhe religjioni; Formimi Kombëtar, Pushteti dhe Politika; Diaspora, Emigracioni dhe Përkatësia; Teknologjia, Informacioni dhe Demokracia dhe të tjera.

Studimi i Instituteve të Shteteve të Bashkuara (SUSI) sponsorizohet nga Byroja për Çështje Arsimore dhe Kulturore (Educational and Cultural Affairs – ECA) e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe administrohet nga Ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

By