Shkup, 10.07.2024  Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune z. David Hosaflook drejtor i Institutit të Studimeve Protestante Shqiptare.Në takim ku morën pjesë edhe  kryetari i Kuvendit Studentor të UNT-së Omer Hebib dhe  Emira Selimi nga po i njejti institut, u diskutua për bashkëpunimin në  fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Rektori Zeqiri informoi drejtorin Hosaflook me ecurinë e UNT-së, zhvillimin e programeve studimore në kuadër të tetë fakulteteve, numrin e studentëve aktual, arritjet e tyre në vend dhe jo vetëm, kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë e studimit që ofron universiteti ynë, që është i vetmiinstitucion publik në kryeqytet në gjuhën amëtare.

Drejtori i Institutit të Studimeve Protestante Shqiptare, Z. David Hosaflook falënderoi rektorin Zeqiri për elaborimet e bëra mbi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ku përskaj punës akademiko-shkencore përgëzoi atë për punimet e veçanta të mozaikëve të cilën punë e vlerësoi maksimalisht duke i shprehur mirënjohje të veçantë, me ç’ rast  edhe i dhuroi disa tituj që i referohen familjes Qiriazi për bibliotekën universitare.

By