Rektori UNT-së, Prof.Dr. Izet Zeqiri pranoi aplikimet e para të studentëve potencial
Shkup, 26.08.2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nga sot filloi me regjistrimin e studentëve të rinj me një intezitet të lartë të interesuarish në ciklin e parë dhe të dytë studimor.
Rektori i UNT-së, Prof.Dr. Izet Zeqiri vizitoi komisionet pranuese ku dhe pranoi aplikimet e para të studentëve të rinj në Universitetin“Nënë Tereza” në Shkup. Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe prorektorët Prof.Inor.Dr. Fati Iseni, Doc.Dr. Bujamin Bela si dhe sekretarja e përgjithëshme Mr. Mukades Hajdari.
UNT, në tetë fakultetet e saj përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës dhe atë me drejtime atraktive në gjuhën amëtare në kryeqytetin e vendit. Konkursi i regjistrimit në afatin e parë përmban 1975 vende aplikimi.
Numër Pedagogësh dhe staf administrativ është në dispozicionin e të gjithëve studentëve të rinjë që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore në platformën akademike 2024/2024 pranë UNT-së.
Tetë Fakultetet studimore:
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Fakulteti i Shkencave Informatike
Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Teknologjike
Fakulteti i Shkencave Humane
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti Juridik
Afati i parë vijon nga 𝟐𝟲 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦ë 𝟑𝟎 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟰 në oraret e caktuara për aplikim.