Shkup, Gusht 2024 – Përfaqësuesit e projektit “The 6G Computing Continuum” si softuer ndërmjetës për inteligjencën artificiale ndërmjet rrjeteve 6G nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti Alpen Adria në Klagenfurt nga Republika e Austrisë realizuan takimin e parë të punës për thellim të bashkëpunimit në projektin bilateral kërkimor shkencor.

Pjesë e takimit nga UNT ishin Prof. Inor. Dr. Stojan Kitanov si koordinator i projektit kërkimor shkencor nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Doc.Dr. Fisnik Doko, studiues pjesëmarrës i projektit kërkimor shkencor ndërsa nga Universiteti i Alpen Adria Prof. Dr. Dragi Kimovski, koordinator i projektit kërkimor shkencor nga Republika e Austrisë.

Qëllimi kryesor i projektit është të adresojë mangësitë e infrastrukturës ekzistuese të rrjetit duke integruar aftësitë e avancuara të inteligjencës artificiale me konceptet e reja të kontinuumit kompjuterik. Kontinuumi kompjuterik përfshin integrimin pa probleme të burimeve të përpunimit të të dhënave në mjediset që janë në skaj të rrjetit, në një mjedis me re dhe mjegull, për të siguruar një mjedis kompjuterik të unifikuar dhe të shpërndarë dhe synon të mundësojë përpunimin e të dhënave në kohë reale, përgjigjen me vonesë të ulët dhe vendimmarrje inteligjente në skaj të rrjetit.

Projekti do të fokusohet në disa aspekte kyçe. Së pari, do të hulmtojë integrimin e algoritmeve dhe teknikave të inteligjencës artificiale në të gjithë kontinuumin kompjuterik, duke mundësuar analizën inteligjente të të dhënave dhe konkluzionet më afër burimit të të dhënave. Së dyti, projekti do të hulmtojë qasje të reja efikase për të optimizuar paraqitjen, vendosjen dhe përshtatjen e aplikacionit në të gjithë kontinuumin kompjuterik. Së treti, projekti do të hulmtojë qasje të reja të mbivendosjes së rrjetit për të përdorur në mënyrë efikase rrjetet celulare të gjeneratës së ardhshme 6G.

Në takimin u përpilua një plan fillestar me qellim të realizimit të projektit kërkimor shkencor me sukses. Gjithashtu është rënë dakord të hulumtohen botimet më të fundit kërkimore shkencore në fushën e rrjeteve celulare 6G, inteligjencës artificiale në rrjetet celulare 6G, cilësisë së shërbimit në rrjetet celulare 6G, kontinuumi kompjuterik, përpunimit të të dhënave celulare në skajin (teh) e rrjetit, përpunimit dhe llogaritja e të dhënave në një mjedis me re dhe mjegull, dhe janë të lidhura ngushtë me projektin kërkimor shkencor.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mundësia e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në të ardhmen në projekte të përbashkëta të ardhshme siç janël Erasmus + dhe Horizon.

By