Bosnjë dhe Hercegovinë, Nëntor 2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, si bashkëorganizator, mori pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare të titulluar “Teknologjitë e Aplikuara në Inxhinierinë Mekanike” (COMETA 2024), organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Sarajevës Lindore në Bosnje dhe Hercegovinë. Konferenca u mbajt nga data 14 deri më 16 nëntor 2024 në Jahorinë.
Pjesëmarrësit me punimet nga UNT ishin profesorët: Izet Zeqiri, Monika Lutovska, Zoran Trifunov, Stevan Kjosevski dhe Vladimir Kitanovski, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore dhe morën pjesë si moderatorë në sesionet e konferencës.
#COMETA2024 ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, kërkimeve dhe inovacioneve në fushën e inxhinierisë mekanike. Konferenca theksoi rëndësinë e bashkëpunimit global dhe promovoi zhvillimin profesional përmes seminareve, punëtorive dhe sesioneve trajnuese.
Përmes prezantimeve dhe diskutimeve, konferenca trajtoi:
• Përparimet bashkëkohore në fusha si robotika, inteligjenca artificiale, shkenca e materialeve, dhe teknologjitë prodhuese;
• Rëndësinë e zgjidhjes së sfidave globale si qëndrueshmëria, automatizimi dhe efikasiteti energjetik;
• Nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve akademike dhe industrisë.
Pjesëmarrja e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në këtë konferencë jo vetëm që kontribuoi në prezantimin e punimeve shkencore të stafit akademik, por gjithashtu forcoi lidhjet akademike ndërkombëtare. Përmes këtij bashkëpunimi, u krijuan mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave, të stafit akademik dhe të studentëve midis dy universiteteve.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik, duke kontribuar në mënyrë aktive në konferenca dhe projekte të rëndësishme ndërkombëtare.