Shkup, 27.01.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Izet Zeqiri, mirëpriti në një takim pune zëvendësministrin për Arsim dhe Shkencë, z. Lulzim Aliu.

Gjatë takimit, rektori Zeqiri informoi z. Aliu për progresin dhe zhvillimet e fundit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, përfshirë organizimin e procesit mësimor në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, reformat e ndërmarra për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, si dhe projektet kërkimore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të universitetit.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Lulzim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, z. Ahmed Qazim dhe z. Agim Ramadani, falënderoi rektorin Zeqiri për angazhimin e palodhur dhe kontributin e dhënë në avancimin e arsimit të lartë në vend. Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndaj Universitetit “Nënë Tereza” dhe u zotua se bashkëpunimi ndërmjet MASH-it dhe UNT-së do intensifikohet më tej.

Takimi përfshiu diskutime mbi sfidat aktuale në arsimin e lartë dhe prioritetet strategjike, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës akademike në UNT.

Ky takim nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet universiteteve dhe institucioneve shtetërore për të siguruar një të ardhme të ndritur për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

By