Shkup, 04.02.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. dr. Izet Zeqiri, në kabinetin e punës mirëpriti studentët e Shkencave Sportive, të cilët me shumë krenari sollën medaljen e vendit të parë nga lojërat e Ligës Ndëruniversitare të Futsalit për universitetin tonë.
Rektori Zeqiri, i shoqëruar nga prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. dr. Blerim Saiti, falënderoi ekipin e futsallit, të udhëhequr nga profesorët Agon Saiti dhe Muhamer Abdullahu. Me përkushtimin, strategjinë dhe drejtimin e tyre profesional, ata siguruan rrugën drejt këtij triumfi të rëndësishëm për UNT.
Ky sukses jo vetëm që përfaqëson një arritje sportive, por gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe talentin e studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Kjo fitore do të shërbejë si motivim për brezat e ardhshëm të sportistëve universitarë dhe si shembull i shkëlqyer i punës së palodhur dhe frymës së ekipit.