Shkup, 17.02.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Institucioni Ndëshkues-Korrektues INK-ENK “Idrizovë” nënshkruan memorandum bashkëpunimi nga nevoja e interesit të përbashkët për përmirësimin e cilësisë së edukimit, trajnimit dhe edukimit.

Nënshkrimi i Memorandum Bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri dhe si dhe drejtori z. Boban Utkovski nga Institucioni Ndëshkues-Korrektues INK-ENK “Idrizovë”.

Në takimin ku rektori Zeqiri ishte i shoqëruar nga prorektorët Prof. dr. Blerim Saiti dhe Prof.Inor.dr. Bujamin Bela, drejtorit z. Boban Utkovski i shoqëruar nga zëvendësi i tij z. Afrim Idrizi i’u prezantuan përparimet dhe zhvillimet e fundit të Universitetit, si për rritjen e numrit të studentëve veçanti atë të Fakultetit Juridik si dhe zhvillimet akademike që presin këtë vatër arsimore në semestrin që vijon, me çrast e gjithë kjo rezultoi deri në nënshkrimin e memorandum bashkëpunimit.

Bashkëpunimi në mes UNT-së dhe INK  Burgu  Shkup, do të realizohet përmes, shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, dhënies e mendimeve profesionale lidhur me ekzekutimin e sanksioneve dhe mënyrën e trajtimit të personave të dënuar, bashkëpunim dhe mbështetje reciproke në organizimin dhe zbatimin e konferencave profesionale dhe shkencore, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, punëtorive, shkollave verore, realizimi i vizitave studimore për studentët të Universitetit në Institucion si dhe forma tjera të bashkëpunimit të cilat do t’i vendosin të dy institucionet.

Bashkëpunimi në zbatimin e këtij Memorandumi do të bazohet në transparencë, parime të respektit, mirëkuptimit dhe dialogut të hapur.

By