Shkup, Mars 2025 – Fakulteti i Shkencave Teknologjike në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë profesoreshën Arbenita Hasani nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Departamenti i Teknologjisë Ushqimore dhe Bioteknologjisë, e cila mbajti një ligjëratë të rëndësishme për studentët.
Pjesëmarrja e profesoreshës Hasani u realizua në kuadër të programit CEEPUS, një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm mes institucioneve tona akademike. Ky bashkëpunim synon të fuqizojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave akademike, duke u ofruar studentëve mundësi për zhvillim profesional dhe zgjerim të horizonteve të tyre shkencore.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mbetet i përkushtuar në forcimin e lidhjeve akademike dhe shkëmbimeve ndërkombëtare, duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fusha të rëndësishme si teknologjia ushqimore dhe bioteknologjia.