Shkup, 21.03.2025 – Shoqata e Psikologëve të Bullgarisë ka realizuar me sukses programin “Job Shadowing” në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me mbështetjen dhe udhëheqjen e Doc.dr. Nita Belulit, njëherazi koordinatore e Departamentit të Psikologjisë.

Ky program ofroi një përvojë të vlefshme për pjesëmarrësit dhe profesionistët e rinj, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me praktikat dhe metodat e punës në UNT.

Ata kaluan kohë me profesionistët e angazhuar, duke marrë këshilla dhe udhëzime për zhvillimin e tyre profesional.Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.Inor.dr. Diturije Ismaili, ndau certifikata për pjesëmarrësit dhe përmbylli me sukses këtë projekt.

Shoqata e Psikologëve të Bullgarisë dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup janë të kënaqur me suksesin e programit dhe shpresojnë të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen, duke ofruar mundësi të tjera për zhvillim dhe rrjetëzim për profesionistët e tanishëm dhe të ardhshëm.

By