Shkup, Prill 2026 – Studentët e programit studimor Inxhinieri e Komunikacionit dhe Transportit, nga Fakulteti i Shkencave Teknike në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, realizuan një vizitë studimore në Qendrën për Menaxhim dhe Kontroll të Trafikut në Shkup.


Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte thellimi i njohurive praktike të studentëve dhe njohja e tyre me teknologjitë dhe sistemet bashkëkohore për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut urban në qytetin e Shkupit. Vizita u organizua nën mentorimin e Prof. Inor. Dr. Olivera Petrovska dhe asistentëve Mr. Jovan Hristoski e Mr. Daniel Pavleski. 


Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e Qendrës, duke përfshirë, sistemet për monitorim dhe menaxhim të trafikut në kohë reale, koordinimin dhe kontrollin e sistemit të semaforëve, vëzhgimin (video-mbikëqyrjen) e komunikacionit, ndjekjen dhe prioritetin e mjeteve të transportit publik, automjeteve speciale dhe atyre me shoqërim po dhe informimin e pjesëmarrësve në trafik përmes shenjave me përmbajtje të ndryshueshme.
Përmes prezantimeve profesionale dhe demonstrimeve praktike nga punonjësit e QMKT-së, u pasqyruan aspektet kyçe të planifikimit, rregullimit dhe optimizimit të rrjedhave të trafikut në kryeqendër.


Kjo vizitë studimore shërbeu si një segment i rëndësishëm të procesit studimor, duke u mundësuar studentëve fitimin e përvojave praktike, pasqyrë të drejtpërdrejtë në proceset reale të punës dhe ndërlidhjen e koncepteve teorike me aplikimin praktik.


UNT shpreh falënderim të sinqertë për udhëheqësinë dhe stafin e QMKT-së për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre për të ndarë njohuritë dhe përvojat profesionale me studentët tanë.

By