Shkup, Maj 2026 – Ekipi i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ndau pikët në xhiron e dytë të Ligës Ndëruniversitare, duke barazuar 3:3 me Universitetin Ndërkombëtar Sllavik.
Ndeshja ishte mjaft dinamike dhe me rivalitet të lartë sportiv. Përkundër faktit që ekipi i UNT-së nuk ishte i kompletuar për shkak të lëndimeve të shumta, lojtarët tanë treguan karakter të fortë dhe përkushtim maksimal në fushë.
Pavarësisht mungesave në rotacion, skuadra arriti një paraqitje dinjitoze, duke siguruar një rezultat pozitiv dhe duke dëshmuar shpirtin garues që karakterizon studentët tanë.
Urime për lojën e palodhshme!
