Shkup, Maj 2026 – Potenciali akademik dhe energjia studentore e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u bashkuan në Konferencën e III-të Regjionale për Kontabilistë dhe Kontabilistë të Autorizuar. Nën udhëheqjen e dekanes së Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri Jusufi, si dhe të stafit akademik të përbërë nga Doc. Dr. Teuta Jusufi Zenku dhe Mr. Sara Muça, studentët e UNT-së u bënë pjesë e nivelit të lartë mbi të ardhmen e raportimit financiar në rajon.
Konferenca, e mbajtur në Shkup, shërbeu si një udhërëfyes për shkëmbimin e përvojave mes institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të biznesit. Diskutimet u përqendruan në sfidat bashkëkohore të raportimit financiar dhe domosdoshmërinë e digjitalizimit të proceseve.
Gjatë paneleve u theksua se standardizimi dhe strukturimi digjital i raporteve financiare mundëson, automatizimin e të dhënave, analiza më të thelluara dhe efikasitet institucional.
