Shkup, Maj 2026 – Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Shkencave të Informatikës të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u mbajt një punëtori e dedikuar teknologjive cloud dhe platformës Microsoft Azure, e udhëhequr nga eksperti i njohur i teknologjisë dhe Microsoft Certified Trainer, z.Bekim Dauti.

Studentët patën mundësinë të ndjekin ligjërime dhe diskutime praktike mbi teknologjitë cloud, përdorimin e Azure në zhvillimin e zgjidhjeve moderne softuerike, si dhe trendet aktuale në industrinë e IT-së. Aktiviteti shërbeu si një mundësi e vlefshme për zgjerimin e njohurive profesionale dhe lidhjen e teorisë me praktikat reale të industrisë.

Punëtoria u organizua nga Doc. Dr. Fisnik Doko, në bashkëpunim me Albanian Azure User Group dhe Fakultetin e Shkencave të Informatikës.

Në përmbyllje të aktivitetit, studentët pjesëmarrës u certifikuan për ndjekjen e suksesshme të punëtorisë.

Fakulteti i Shkencave të Informatikës mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në avancimin profesional të studentëve dhe në afrimin e tyre me teknologjitë bashkëkohore dhe komunitetin ndërkombëtar të IT-së.

By