Varazhdin/Kroaci, 11.05.2026 – Me ftesë zyrtare të rektorit të Universitetit Verior (Sveučilište Sjever), Prof. Dr. Damir Vusiç, delegacioni i lartë i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i kryesuar nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, po merr pjesë në ngjarjen prestigjioze të karrierës “UNIN CONNECT WEEK” në Kroaci.
Në këtë vizitë zyrtare, rektori Fetaji shoqërohet nga prorektorja, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, Prof. Dr. Zoran Trifunov si dhe Prof. Inor. Dr. Vladimir Kitanovski.
Ngjarja, e cila zhvillohet nga data 11 deri më 15 maj 2026 në qendrat universitare në Varazhdin dhe Koprivnica, shërben si një rrugë elitare për ndërlidhjen e institucioneve akademike me sektorin e industrisë dhe qeverisjes. Delegacioni i UNT-së mori pjesë në hapjen solemne të ditës së parë, program ky i dedikuar posaçërisht për partnerët e projekteve dhe menaxhmentin universitar për shkëmbimin e përvojave dhe rrjetëzimin.
Gjatë takimeve bilaterale me drejtuesit e Universitetit Verior, i cili numëron mbi 5,400 student në fusha të ndryshme si shkencat teknike, mjekësisë dhe arteve, ku kjo vizitë synon diskutimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, duke përfshirë shkëmbimin e stafit akademik, projekte kërkimore-shkencore dhe programe të përbashkëta për zhvillimin e aftësive të studentëve.
Pjesëmarrja e delegacionit të UNT-së në aktivitete të këtij niveli rikonfirmon përkushtimin e universitetit për të qenë një lider rajonal në inovacion dhe bashkëpunim ndërinstitucional, duke krijuar ura të qëndrueshme midis arsimit të lartë dhe industrisë globale.
