Shkup, Qershor 2026 – Në kuadër të aktiviteteve praktike të lëndës “Sistemi Politik i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të UNT-së, nga programi Punë dhe Politikë Sociale, realizuan një vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo vizitë edukative u zhvillua nën mentorimin e profesoreshës Dr. Imrane Morina, ku delegacioni u mirëprit ngrohtësisht nga kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi.

Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me funksionimin e institucionit ligjvënës, procedurat parlamentare dhe hapësirat ku miratohen ligjet. Si vlerë e shtuar, ata ndoqën drejtpërdrejt edhe një debat publik parlamentar, duke përjetuar një segment jetik të funksionimit demokratik dhe transparencës institucionale.

Këto përvoja praktike janë me rëndësi të veçantë për formësimin akademik të studentëve të UNT-së, duke kultivuar parimin se institucionet publike duhet të jenë gjithmonë të hapura dhe të qasshme për rininë akademike.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh falënderim të veçantë për kryetarin e Kuvendit të RMV-së, z. Afrim Gashi, për mikpritjen e shkëlqyer dhe përkushtimin e tij për të afruar jetën parlamentare me studentët.

By