Shkup, Qershor 2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim zyrtar drejtoreshën e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi – INOVA, znj. Daniela Dimovska.

Gjatë takimit, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët dhe anëtarë të stafit akademik, njoftoi drejtoreshën znj. Dimovska mbi zhvillimet inovative në universitet, infrastrukturën kërkimore dhe mundësitë e shumta që UNT ofron për zhvillimin e projekteve shkencore.

Agjencia INOVA është institucion shtetëror i cili që nga viti 2025 ka marrë përsipër aktivitetet për mbështetjen e inovacioneve, zhvillimit teknologjik, start-up bizneseve, ndërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

Bashkëbiseduesit u fokusuan në pikat kyçe të bashkëpunimit, ku si fusha kryesore të mbështetjes u veçuan në financimi i projekteve inovative dhe ideve start-up të studentëve dhe hulumtuesve, mbështetja për transformimin digjital dhe të gjelbër të proceseve akademike e biznesore, ndërlidhja e drejtpërdrejtë e sektorit të biznesit me shkencën dhe institucionet kërkimore-shkencore si dhe trajnimet, mentorimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i kulturës së ndërmarrësisë tek të rinjtë.

Takimi u përmbyll me vullnetin e përbashkët për zyrtarizimin e këtij partneriteti strategjik, i cili do të mundësojë që kapacitetet shkencore të UNT-së të vihen në shërbim të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik në vend.

By