Shkup, Gusht 2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektori Prof. Asoc. Dr. Fati Iseni, mori pjesë në manifestimin solemn me titull “Nënë Tereza – një jetë në shërbim të njerëzimit”.
Përmes këtij aktiviteti përkujtimor e shkencor, u nderua trashëgimia e jashtëzakonshme, shpirti i vetëmohimit dhe vlerat e larta humane që Shenjtorja jonë shqiptare i la trashëgimi mbarë njerëzimit.
Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe promovimi i veprës më të re shkencore-dokumentare me titull “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, me bashkëautorë Dr. Skender Asani dhe Albert Ramaj. Libri sjell një vështrim të thelluar mbi rrugëtimin jetësor dhe shpirtëror të Gonxhe Bojaxhiut drejt përmasave universale të Nënë Terezës.
Ky event u organizua në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga vendi dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, diplomatë e personalitete të shquara nga jashtë saj.Gjithashtu, për të pranishmit u hap edhe një ekspozitë dokumentare kushtuar jetës, veprës dhe mbrojtjes së vlerave shpirtërore e kombëtare që përfaqëson figura e saj.

By