Për të përkujtuar viktimat që humbën jetën në rrugën për një jetë më të sigurtë dhe më të mirë, për të inkurajuar solidaritet si dhe për të rritur informimin mbi këtë fenomen, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënon Ditën Ndërkombëtare të Migracionit (18 dhjetor 2016). Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Hënën me datë 19.12.2016 do të bëjnë shpërndarjen e fletushkave me informata për Ditën Ndërkombëtare të Migracionit. Njëherit ata, nën shoqërimin e profesorëve, do të vizitojnë disa shkolla të mesme në qytetin e Shkupit dhe do të shpërndajnë fletushka për nxënësit e këtyre shkollave.  Universiteti po ashtu do të kontribuojë me ndihmë për refugjatët dhe emigrantët në kufirin Verior të Maqedonisë.

 Agjenda e aktiviteteve

Aktiviteti  I :

10:30 – Udhëtim i organizuar për në Tabanovc

Aktiviteti II

10:30 – Shpërndarja e fletushkave me informata për Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, në hyrje të çarshisë së vjetër dhe muzeut “Nënë Tereza”.

Aktiviteti  III

11:00 – Ligjëratë ne shkollën e mesme “Pançe Karagjozov”

13:30 – Ligjëratë në shkollën e mesme ASUS

15:00 – Ligjëratë në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”

By