Në hapësirat e Universitetit “Nenë Tereza” në Shkup, Rektori Prof. Dr. Azis Pollozhani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Gjakovës Prof. Dr. Shaban Buza, për bashkëpunim ndëruniversitar. Në takim morën pjesë edhe dy prorektorët nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Dr. Januz Bunjaku e Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i bashkëpunimit ndëruniversitar, përfshire shqyrtimin e programeve të përbashkëta mësimore dhe shkëmbimin e personelit akademik. Rektori Pollozhani paraqiti organizimin dhe programet mësimore në Universitetin “Nënë Tereza” dhe mundësinë e bartjes së tyre në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Gjithashtu Rektori Buza diskutoj mbi organizimin, fakultet dhe programet mësimore në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe shprehu gatishmërinë që të përkrahë këtë bashkëpunim. Për këtë arsye të dy universitetet impenjohen në kryerjen e çdo lloj aktiviteti që nevojitet për jetësimin e marrëveshjes në fjalë dhe të objektivave të saj, si dhe zgjerimin e tyre.