“Lorenc Antoni” do të quhet kori i Universitetit Nënë Tereza

dirigent

Universiteti “Nënë Tereza” ka marrë iniciativë për aktivizimin e korit të femrave, i cili ka për qëllim promovimin e veprave muzikore dhe afirmimin e kulturës muzikore Shqiptare.

Anëtaret e korit mund të jenë muzikantë profesionistë por edhe të profesioneve tjera me kusht që të posedojnë dëshirë dhe ndjenjë për muzikë, nga studentët e UNT-së, studentë e Universiteteve tjera në Shkup, nxënës të shkollave të mesme si dhe punëtorë të administratës publike.

Aktivitetet fillestare do të zhvillohen në bashkëpunim me Qendrën Informative Kulturore në Shkup mbi bazë të marrëveshjes paraprake në mes UNT-së dhe QIK-Shkup.

Së shpejti do të publikohet informatë për aktivitetet fillestare për përzgjedhjen e anëtareve të korit.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn