Universitetin “Nënë Tereza” e vizitoi Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Shkëlqesia e tij, z. Hossein Karimi.
Me këtë rast nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Azis Pollozhani, Ambasadori u njoftua për rrjedhat gjithëpërfshirëse të Universitetit dhe me vizionin e zhvillimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.
Nga ana e Ambasadorit, pas urimeve për fillimin e punës u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit me universitetet përkatëse të Republikës Islamike të Iranit. Bashkarisht u konstatua se bashkëpunimi është i mirëseardhur dhe se do ti shërbej avancimit të veprimtarisë universitare në interes të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit. Për format dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit do të shqyrtohen pasi të analizohen nevojat dhe mundësitë e dyanshme.