Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup organizon Manifestim me temën: “Rrita e arsimit shqip në Shkup”.

Me rastin e 130 vjetorit të hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe dhe vitin themeltar të Universitetit “Nënë Tereza”, më datë 6 Mars organizohet Manifestim me temën: “Rrita e arsimit shqip në Shkup”.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë para 130 vitesh, udha e gjatë e “Shkronjave Shqip” dhe Universiteti “Nënë Tereza” i themeluar në Shkup, janë arsye dinjitoze që këtë përvjetor ta kujtojmë dhe të festojmë bashkë në Universitetin e ri, në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë – Shkup.

Temat që do të prezantohen në këtë manifestim kanë të bëjnë me ruajtjen e kujtesës mbi rrugën e zhvillimit të arsimit, analizimin e arritjeve të deritanishme në sferën e arsimit shqip si dhe shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e trashëgimisë së arsimit dhe politikave arsimore në përgjithësi, në veçanti në kryeqendrën e Republikës së Maqedonisë, Shkup.

Manifestimi do të përshkohet me prezantimet e rastit, një recital i shkruar nga studentët dhe disa pika muzikore nga orkestra kamertale e të rinjve të Tetovës.

 

By