Universitetin “Nënë Tereza” e vizitoi Ambasadori i Hungarisë, Shkëlqesia e tij, z. Dux László.

Gjatë takimit, rektori i prezantoi ambasadorit Hungarez një panoramë të zgjeruar të Universitetit “Nëne Tereza” dhe e njofoti atë  me vizionin e zhvillimit të këtij institucioni të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, ambasadori László u shpreh i impresionuar nga zhvillimet e deritanishme të universitetit. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e ambasadës për të ndihmuar në vendosjen e urave të bashkëpunimit mes Universitetit “Nënë Tereza” dhe universiteteve Hungareze.

Në këtë drejtim, Ambasadori László siguroi Rektorin Pollozhani për mbështetjen e tij të plotë të të gjitha iniciativave dhe propozimeve konkrete për zhvillimin e nivelit të bashkëpunimit.

DSC_0051

 

By