Rektori Pollozhani priti ambasadorin shqiptarë, Shkëlqesinë e tij, z. Fatos Reka

DSC_0077

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Azis Pollozhani, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Fatos Reka.

Në këtë takim, rektori Pollozhani e informoi mysafirin  e tij me rrjedhat gjithëpërfshirëse të universitetit dhe me vizionin e zhvillimit të këtij institucioni të arsimit të lartë shqip në Maqedoni.

Gjithashtu me këtë rast, rektori e ka falënderuar ambasadorin Reka për kontributin që ai po jep për bashkëpunimin ndëruniversitar, shkencor dhe kulturor, në mes institutcioneve të arsimit të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ndërsa ambasadori Reka theksoi se edhe më tej do të angazhohet që ta ndihmojë Universitetin “Nënë Tereza” në krijimin e partneritetit dhe bashkëpunimit me universitetet e Republikës së Shqipërisë.

Bashkarisht u konstatua se bashkëpunimi është i mirëseardhur dhe se do ti shërbej avancimit të veprimtarisë universitare. Ndërsa format dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit do të shqyrtohen pasi të analizohen nevojat dhe mundësitë e dyanshme.

DSC_0086

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn