Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit, pritën në një takim pune delegacionin e Universitetit “Nënë Tereza”, Shkup.

Pas vizitës së zhvilluar në ambiente të ndryshme të Bedër, rektorët e institucioneve përkatëse Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Prof. Dr. Aziz Pollozhani, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Konkretizimi i pikave të kësaj marrëveshjeje konsiston në shkëmbimin e studentëve në çdo nivel studimi të paktën një herë në vit, organizimi i përbashkët i aktiviteteve akademike, artistike e sportive ndërmjet të dy palëve, shkëmbimi i kuadrove shkencorë, shkëmbimi i përvojave në projekte të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare etj. Gjithashtu të dy institucionet do të ndihmojnë në pajisjen e ndërsjelltë të bibliotekave përkatëse me literaturë shkencore e profesionale të botuar nga të dy universitetet.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e institucioneve përfaqësuese në konkretizimin e sa mëparshëm të pikave me interes të përbashkët.

DSC_0140 DSC_0138

By