Vendoset bashkëpunimi akademik në mes të Universitetit të Sarajevës dhe UNT-së

sastanakaprilweb

Përfaqësuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Rektori Prof. Dr. Azis Pollozhani dhe Prof. Dr. Agim Mamuti, kanë vizituar të premten me 21 prill 2017 Universitetin e Sarajevës, ku u takuan me prorektorin e këtij universiteti, Prof.Dr. Aleksandra Nikolić dhe Prof. Dr. Željko Šain.

Gjatë takimit u bisedua për realizimin e bashkëpunimit akademik në mes të Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit “Nënë Tereza”, si dhe mundësitë dhe modalitetet për realizimin e këtij bashkëpunimi që përfshinë bashkëpunim ndëruniversitar në të gjitha nivelet e studimit, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, seminare dhe takime të tjera për çështje akademike e shkencore.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn