Marrëveshje bashkëpunimi në mes UNT-së dhe Universitetit Goce Dellçev në Shtip

bab3071b5f24a146af315fe2e7519640_XL

Universiteti Nënë Tereza në Shkup dhe Universitetit Goce Dellçev në Shtip do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat akademike dhe hulumtuese. Për këtë qëllim rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Prof. Dr. Blazho Boev, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin për shkëmbimin e eksperiencave mësimorë e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe efiçencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve dhe studentëve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve studimore, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.

b058c7b27ac5b3e4fcdecd41dbc8443f

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn