Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës dhe një vjetorin e shenjtërimit të saj, Universiteti Nënë Tereza organizoi Akademi Përkujtimore. Akademinë e hapi Rektori I UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve. Ai theksoi rëndësinë e themelimit të Universitetit Nënë Tereza në kryeqytet dhe mundësitë dhe perspektivat që i ofron ky institucion gjeneratave të ardhshme.  Mes tjerash ai uroi nxënësit dhe pedagogët për fillimin e vitit shkollorë.

Drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve, Prof. Dr. Skender Asani, iu drejtua të pranishmëve me një fjalim mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, me titull “Gonxhja jonë – nderi jonë”. “Respekti është më i madh, kur ju drejtohem në kuadër të një organizimi të mirëfilltë, që mban vulën e universitetit të parë shqiptar të Shkupit, me emrin e Shkupjanes së shenjtëruar shqiptare, me nam gjithëbotëror, Nënë Tereza” – theksoi ai mes tjerash.

Në fund, të pranishmit shijuan edhe një koncert me muzikë klasike të orkestrës së dirigjuar nga dirigjentja Agona Çupi.
DSC_0761 DSC_0766DSC_0790DSC_0779DSC_0775

By