Kryetari i departamentit për Histori dhe Filozofi në Akademinë e Shkencave të Austrisë, Prof. Dr. Oliver Schmidt е vizitoi Universitetin Nënë Tereza në Shkup, ku u prit në takim nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani.

Akademiku Schmitt shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Universitetin në sferat e hulumtimit shkencor dhe akademik. Ai gjithashtu e falenderoi rektorin për pritjen në Universitet dhe uroi Rektorin për themelimin e këtij institucioni të ri arsimor, ndërsa studentëve u dëshiroi suksese për fillimin e vitit të ri akademik.

Në takimin e realizuar u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve në lëminë shkencore, u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe modalitetet për realizimin e këtij bashkëpunimi.

Në fund të këtij takimi, Rekori Pollozhani falenderoi Akademikun Schmidt për vizitën në Universitet dhe të dy palët ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm që do të elaborohet në të ardhmen, në përputhje me interes të dyanshëm.

DSC_0041

By