Me rastin e dy vjetorit të adaptimit të ligjit për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ju prezentojmë detajet e kontratës të projektit fitues për ndërtimin e Kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup.
Si universitet i ri me synim kryesor të avancimit të shkollimit të lartë dhe të ngritjeve të standardeve, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është i përkushtuar edhe drejt transparencës me publikun. Publiku ka treguar interes për projektin e ndërtimit të UNT-së që dëshmon faktin që kemi një publik të interesuar për rrjedhat drejt konsolidimit dhe mbarëvajtjes të punëve në këtë insitucion me interes vital për ta dhe për gjeneratat që do vijnë.
Ne gjithashtu synojmë që studentëve të Maqedonisë t’u mundësojmë një atmosferë të shëndoshë studimi dhe kërkimi shkencor. Për të hapur dyert tona dhe për të qënë sa më transparent, shërbimi për marrëdhënie me publikun pranë UNT-së do të prezentojë edhe disa fakte dhe të dhëna mbi ndërtimin e objektit të ri të UNT-së.
1. Ku do të jetë objekti, dhe me ç’farë hapësire do të disponojë?
Kompleksi Univeristar i ri do ëshë i planifikuar të ndërtohet të zona e ish kazermës të ushtrise ne një sipërfaqe prej 22,000 m2.
2. Cilat janë kushtet që do të ofrojë objekti i ri?
Ky kompleks si për nga përmbajtja poashtu edhe për nga koncepti paraqet objekt me standarde dhe dimensione unike për vendin tonë. Në sipërfaqen e latëpërmendur do të ndërtohet Kompleksi me 5 fakultete (prej të citëve 4 fakultete teknike), dhe hapësira administrative, pishina gjysëmolimpike, salla e sportit, biblioteka dhe hapësira tjera (hapësira për ekspozime, restoranti, garazhat etj.) në një sipërfaqe projektuese prej 95,102 m2 (të specifikuara me dimesionet përkatëse për secilën komponentë duke përfshirë edhe enterierin). Nga hapësira bruto e objektit, mbi 1/3 është e planifikuar të jenë laboratore për studime në 15 programe studimore të shkencave teknike, tre amfiteatro të mëdha dhe hapësira tjera të nevojshme për 8 programet e shkencave sociale.
3. Sa studentë do të mund të studjojnë në këtë objekt? A do të ketë hapësira për aktivitete shtësë të studentëve?
Koncepti është përshtatur me kërkesat nga Detyra projektuese për përmbushjen e kushteve për studim të 5500 deri 6000 studentë (në të gjitha nivelet e studimit). Kompleksi universitar përveç konceptit visual që imponom, është dizajnuar dhe përzgjedhur që t’u ofrojë studentëve një ambient të ngrohtë pozitiv dhe koheziv që do ti motivojë ata në ndjekjen e studimeve si dhe në zhvillimin e jetës së tyre intelektuale, sociale dhe individuale. Për këtë janë paraparë hapësira të përbashkëta (bibliotekë, salla ekpozimi për studentët, restoranti, pishina dhe salla sporti si dhe një ambient i sigurtë dhe i këndshëm i gjelbërt dhe i hapur rreth kompleksit.
4. Çka përmban kontrata e Projektit zbatues që rezultoi nga procedurat e prokurimit?
Koncepti ideor i Kompleksit univeristar, në bazë të Detyres projektuese të definuar, është përzgjedhur nga Komisioni përzgjedhës në përbërje prej shtatë anëtarësh nga institucione të ndryshme të vendit dhe nga jashtë. Procedura e përzgjedhjes dhe e prokurimit është bërë në bazë të Nenit 99, alineja 1, pika 3 të Ligjit për prokurime publike. Përzgjedhja është bërë nga 8 konkurentë të shifruar (anonim për komisionin përzgjedhës) dhe është lidhur kontrata për realizimin e Projektit zbatues ,në përputhje me Ligjin. Rregullshmëria e procedurës së prokurimit është konfirmuar nga agjencitë e autorizuara përkatëse.
Vlera e projektit zbatues sipas sipërfaqeve:
– Sipërfaqja bruto e ndërtimit
35,595.72 m2 x 550,00 denarë = 19.577.646,00 denarë
– Sipërfaqja e parkingut nëntokësor (-2)
10,000.00 m2 x 307,50 denarë = 3.075.000,00 denarë
– Sipërfaqja e parkingut nëntokësor (-1)
4,000.00 m2 x307,50 denarë = 1.230.000,00 denarë
– Sipërfaqja e rregullimit të parterit dhe rrugët e brendshme
13,507.80 m2 x369,00 denarë = 4.984.378,20 denarë
– Sipërfaqja për projektin e rregullimit të enterierit dhe mobiljeve
32,000.00 m2 x307,50den.=9.840.000,00 denarë
Gjithsej e projektuar:
95100m2 = 38.707.019,20 denarë*
*Përpjestuar për m2 ,vlera mesatare për njësi pa TVSH është 407den (6,6 Eoro)/m2
Përveç elementeve që përfshin Projekti arkitektonik dhe ai për rregullimin e brendshëm (enterier), për marrjen e lejes për ndërtim të domosdoshme jane edhe elaboratet dhe aktivitetet hulumtuse në teren si:
– Elaborat gjeodezik për parcelën ndërtimore me bazamament të azhuruar;
– Studim për vlerësimin e sasisë së ujërave nëntokësore dhe të prodhimi i puseve shpërthyese;
– Studim për përcaktimin e parametrave sizmike në lokacionin sipas standardeve të Maqedonisë.
– Studim për përcaktimin e parametrave sizmike në lokacionin sipas standardeve të Maqedonisë.
– Studim për përcaktimin e parametrave sizmike në lokacionin sipas standardeve të Maqedonisë.
– Mendim për shkallën projektuese të qendrueshmërisë mekanike, stabiliteti dhe mbrojtja sizmike (MIS për objektin projektues);
– Elaborat për efikasitet energjetik.
Për të gjithë dokumentacionin janë planifikuar gjithsej: 9.792.981 denarë
Në vlerën e Kontratës janë përfshirë komplet të gjitha elementet që mundësojnë plotësimin e kushteve për marrjen e Lejes së ndërtimit, për të mundësuar fillim sa më të hershëm dhe të rregullt të punimeve në vitin 2018 dhe vazhdimin e tyre pa pengesa.
Sa për krahasim, vlera e Kontratës për metër katror është për mbi 30% më e lirë nga objekte të ngjajshme të ndërtuara në Maqedoni. Vlera e kontratës së projektit zbatues të UNT-së në krahasim me vleren e projektit të parashikuar për tu realizuar, ështe nën 3% nga vlera e përgjithshme. Këto të dhëna bëjnë të qartë arsyeshmërinë dhe qasjen racionale dhe ligjore që është ndërmarrë për ndërtimin e Kompleksit të UNT-së.
5. Si vazhdon procedura e mëtutjeshme e ndërtimit të objektit të ri të UNT-së?
Precedura e përshkruar dhe Kontrata e dakordësuar na mundëson që aktivitetet e përshkruara më lartë të perfundojnë nga fundi i muajit Prill 2018. Planifikojmë që brenda muajit maj të meret leja e ndertimit që të hapet Procedura prokurative (tenderi) për ndërtuesin e objektit, përzgjedhja e të cilit përcakton fillimin e fazes së ndërtimit të kompleksit univeristar.
6. Kur planifikohet të përfundohet i gjithë projekti?
Sipas dinamikës të planifikuar, ndërtimi do të realizohet për tre vitet e ardhshme. Ndërkohë që ne jemi duke krijuar kushte optimale për realizimin dinjitoz të studimeve edhe në objektet e përkohshme ku jemi që nga fillimi me punë të UNT.
Për më shumë pyetje dhe informata, ju lutemi na kontaktoni.
Shërbimi për marrëdhënie me publikun
Rr. 12ta Udarna Brigada, 2a/7, 1000 Skopje
e-mail: contact@unt.edu.mk Numri i telefonit: 02 316 1004