Universiteti “Nënë Tereza” si një universitet i ri me drejtime deficitare si teknika, informatika, teknologjia ushqimore, duke vëzhguar situatën e orientimit të maturantëve nëpër universitete ka parë të arsyeshme që të ndërmarr hap konkret për afirmimin e këtyre drejtimeve deficitare deri te maturantët.
Duke pasur parasysh kërkesat e tregut të punës dhe duke dashur të ngrisim nivelin e arsimit profesional dhe të motivojm nxënësit që të vazhdojnë studimin në universitetin tonë por edhe kemi parë të udhës që ta zgjerojmë sferën e aktiviteteve duke përpiluar koncept për organizimin e garave për nxënësit maturantë, ku të njejtit do të testohen dhe më të mirët do të shpërblehen me dhurata dhe diploma.
Besojmë se organizimi i këyre garave shkollore do të ndikojë në motivimin dhe vetëdisimin e nxënësve dhe prindërve për vazhdimin e studimeve në një nga drejtimet që ne i ofrojmë.
Në gara ishin prezent 37 nxënës të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, ku më të mirët ishin:
* Mejreme Lazumi
* Imran Islami
* Amra Ibrahimi
* Maide Zendeli
* Mirjeta Jaja
* Mubina Mamuti
* Medina Rexhepi
* Raif Haxhija
* Esra Nuredini
* Belkisa Kamberi
* Jehona Skenderi
* Anesa Asani
Suksese dhe ju prift e mbara.