Studentët e UNT-së si pjesë e procesit të të mësuarit praktik, përveç rritjes së njohurive teorike të tyre, ndjekin edhë Mësimin klinik.

2.
Sot (07.05.2018), para studentëve të drejtimeve Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, si dhe Menaxhim industrial, prezantim në kuadër të Mësimit klinik zhvilloi Udhëheqësja e departamentit të Kontabilitetit pranë Kompanisë Dauti Komerc, z-nja Bllagica Kuzmanovska. Përveç njohjes me kompaninë dhe numrin e aktiviteteve të shumëta të kontabilitetit dhe financës që zhvillon kjo kompani, studentët patën një mundësi për të mësuar nga eksperti i fushës se si njohuritë e tyre nga lënda e Kontabilitetit, zbatohen në praktikë.

3.

Në fund të prezantimit, studentët bashkë me ligjeruesin e lëndës së Kontabilitetit, Prof. Dr. Agim Mamuti, patën rastin që të parashtrojnë edhe pyetje konkrete për çështje të caktuara duke bërë krahasimin e njohurive teorike me ato të zbatuara në industri.

By