Seminar tre ditor për fuqizimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e kurikulave të arsimit të lartë profesional

Universiteti Nënë Tereza në Shkup, organizon seminar tre ditor me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve dhe zhvillimin e kurikulave të arsimit  profesional. Zhvillimi i kurikulave është një sfidë e veçantë dhe për këtë arsye Universiteti Nënë Tereza në vizionin e vet ka paraparë zhvillimin e kurikulave për studime profesionale, si reflektim i nevojave të tregut të punës. Seminari fillon me datë 12 qershorë dhe mbaron me datë 14 qershor.

Seminari organizohet me mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Austrisë. Pjesë e delegacionit të akademisë janë profesorë eminentë në fushat përkatëse: Prof. Dr. Oliver Schmitt – Kryetari i departamentit për Histori dhe Filozofi në Akademinë e Shkencave të Austrisë; Prof. Dr. Georg Brasseur – Kryetari i departamentit për shkencat natyore në Akademinë e Shkencave të Austrisë; Prof. Dr. Christian Celigoj, Prof. Dr. Winfried Blum dhe Prof. Dr. Paul Wasch.  Gjithashtu në seminar do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Në seminar do të shqyrtohen format bashkëkohore dhe më efikase për zhvillimin kurikulave të programeve studimore profesionale. Ky seminar gjithashtu do të shërbej edhe për forcimin e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Austrisë dhe ky bashkëpunim do të ngel ne funksion të fuqizimit të UNT-së, duke marrë parasysh se zhvillimi i këtyre programeve studimore ju mundëson studentëve që të gjejnë sa me parë punë.

By