Në kuadër të shqyrtimit të përgatitjeve të konkursit për regjistrimin e studentëve në Vitin e ri akademik, në mbledhjen e përbashkët mes Senatit dhe Këshillit të rektoratit u konstatua se të gjitha përgatitjet po realizohen sipas planit të paraparë.

Në këtë Vit akademik UNT-ja, përveç 21 programeve studimore që tani më funksionojnë, këtë vit do të hapet konkurs edhe për 4 programe tjera të akredituara, si edhe konkursi për studime në master sipas fushave përkatëse.
Njëherit nga ana e anëtarëve të Senatit u vlerësua si shqetësuese, qasja negative që po tregojnë disa media ndaj Universitetit Nënë Terezë në Shkup.

Senati, këto informata tendencioze i konsideron si të pabaza dhe tendencioze dhe si të tilla njëzëri i hedh poshtë. Senati konstatoi se të gjitha procedurat dhe vendimet e marra, të përmendura në këto media, janë realizuar në përputhje me ligjin në fuqi.

E drejta e publikut për t’u informuar dhe roli i mediave në këtë kontekst është i një rëndësie fondamentale për një shoqëri demokratike, andaj, Universiteti mbetet i hapur për çdo lloj informacioni që është në interes të mbarëvajtjes së punëve në institucionin tonë dhe fton mediat në bashkëpunim të ndërsjellë, për t’i bërë sa më të qarta rrjedhat në UNT, duke përfshire këtu edhe vështirësitë që hasen në krijimin e një institucioni të ri universitar, por edhe sukseset që edhe në këto kushte nuk janë të pakta, falë angazhimit të përkushtuar të stafit dhe studentëve.

Senati i UNT kërkoi nga të gjithë organet përgjegjëse të universitetit dhe njësive të tij, të vazhdojnë edhe më intensivisht me përgatitjet e duhura për një fillim sa më të suksesshëm dhe të mbarë të viti të ri akademik, ku ne realisht presim një interesim edhe më të madh nga ana e studentëve të rij.

By