Pas fitimit të çmimit mYouth award, projekti Applinka vazhdoi garimin në “Continental App Camp Europe”, që u mbajt nga 10 deri më 14 Korrik, në Salzburg – Austri, ku dhe korri fitoren e dytë.

Zhvillues i projektit është grupi i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Informatikës, i përbërë nga: Endrit Rushiti, Jeton Mustafa, Arianit Deda, Berat Jashari, Lirim Demiri dhe Axhi Beqiri, nën udhëheqjen e asistentes Majlinda Axhiu.

Përfaqësues dhe prezantues i idesë në Salzburg ka qenë studenti Endrit Rushiti, i cili gjatë këtyre ditëve ka shpalosur qëllimet e aplikacionit, përmes të cilit mund të ballafaqohemi me aktivitet e shumënumërta për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilat mund të kryhen permes sfidave shoqerore.

Projekti gjithashtu ka për qellim edhe rritjen e vetëdijësimit tek rinia për ndikimin e madh që mund të kemi mbi ambientin me shpresë që “të vazhdojmë ta mbajmë Tokën në jetë” – siç thotë dhe vetë motoja e projektit.

Me fitimin e çmimit, studentët fituan të drejtë të marrin pjesë në garën e rradhës “International Business and Marketing Camp” e cila do të zhvillohet në suaza ndërkontinentale, ku garuesit do të jenë nga Europa, Azia dhe Afrika.

UNT i përgëzon sukseset e studentëve si dhe i inkurajon për sfidat e rradhës, për të cilat gjithmonë do t’i falë përkrahje!

Endrit 1

By