Njoftim për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të studentëve në afatin e parë

logo word. png

Menaxhmenti i Universitetit Nëna Tereza – Shkup, me seriozitetin më të madh organizoi dhe ndoqi afatin e parë të procesit të regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018-2019 që mbaroi sot, më 31.08.2018, dhe informon opinionin e gjerë për rezultatet preliminare, si vijon:

Udhëheqësia e universitetit shpreh kënaqësinë për interesin e shtuar të maturantëve për regjistrim në këtë universitet dhe që në disa programe studimore i tejkaloi edhe parashikimet më optimiste, me ç’rast i falenderojmë të gjithë ata që zgjodhën që jetën akademike ta fillojnë në Universitetin Nëna Tereza – Shkup.

Rektori i universitetit prof. dr. Azis Pollozhani, me këtë rast përgëzoi stafin akademik dhe administratën e angazhuar për menaxhimin e suksesshëm të këtij procesi, si dhe gjithë ata që panë dhe afirmuan të arriturat e këtij universiteti në këto dy vite funksionimi.

Stafi udhëheqës i universitetit dhe të angazhuarit në këtë proces, njoftojnë kandidatët që kanë konkuruar se rezultatet preliminare do të shpallen në afatin e paraparë në konkurs, më 05.09.2018, kurse ato finale me, 07.09.2018.

Gjithashtu, informojnë maturantët që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të konkurojnë apo nuk do të jenë në listën e rangimit për arsye të paraparë me ligj, do të kenë mundësi këtë ta bëjnë në dy afatet shtesë që do të shpallen në kohë të paraparë me konkurs (afati i dytë:14-18 shtator).

Shkup 31.08.2018

Zyra për informim pranë UNT-s, Shkup

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn