Programi studimor Media dhe Komunikimi Ndërkulturor në UNT organizoi Mesim Klinik me gazetarin Mr. Agron Vrangalla

47117181_306976459937128_5757238145133314048_n

Programi Studimor, Media dhe Komunikim Ndërkulturor që funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, organizoi sot Mesim Klinik për studentët e semstrit të parë dhe të dytë në kuadër të lëndës Hyrje në Gazetari.

Studentët e këtij drejtimi të orientuar në Gazetari dhe Komunikim do të bëhen pjesë e mësimit praktik krahas ligjeratave të përditshme teorike.

Qëllimi është që tju sjellim më afër aspektet praktike të punës dhe funksionimin e Mediave, Gazetarise dhe Komunikimit në Maqedoni duke ftuar ekspert të fushave përkatëse.

E rëndësishme është që studentët të njihen me proceset e punës në media të ndryshme si në Televizion, Gazetë, Radio si dhe mënyrat e tyre të prëgaditjes së lajmeve dhe procesin kaq të rëndësishëm të komunikimit në media.

47032367_189519121991446_8253234337386856448_n

Është e planifikuar që krahas temave, që do të jenë një gërshetim nga Gazetaria, Mediat dhe Komunikimi gjithashtu të bisedohet dhe të debatohet mbi Kulturen dhe trajtimi i kulturave në fushën e Mediave dhe Komunikimit në Maqedoni, si një komponent i rëndësishëm i shtetit tonë dhe si shtyllë kryesore e drejtimit Media dhe Komunikim Ndërkulturor në Univefrsitetin “Nënë Tereza” dhe sa ky element i rëndësishëm, merret parasysh dhe trajtohet nëpër mediat dhe gazetarinë në Maqedoni.

Sot i ftuar ishte Mr. Agron Vrangalla, Gazetar ne Televizionin 21 Maqedoni i cili mbajti fjalim mbi temën: Puna e një Gazetari në Televizion. Specifikat, Organizimi dhe Sfidat.

Studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të njihen më nga afër me aspektet praktike dhe rëndësine e gazetarit dhe gazetarisë në Televizion.

Universiteti “Nënë Tereza” planifikon që të zgjerojë këtë praktikë edhe në javët në vazhdim me të ftuar të tjerë dhe emra eminent nga skena e Mediave dhe Komunikimit.

46968351_916199245240612_5573285919911313408_n

47069108_918724978517550_1823855757712424960_n

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn