Shkup, (25 dhjetor 2018)  Sot, më 25 dhjetor 2018, me rastin e trevjetorit të miratimit zyrtar të vendimit për krijimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rektori Prof. Dr. Azis Pollozhani mbajti konferencë për media, me të cilën prezantoi progresin e institucionit arsimor dhe planet për zhvillimin e saj të ardhshëm.

FOTO 3

“Universiteti Nënë Tereza në Shkup filloi këtë vit me studime të ciklit të dytë. Ne jemi veçanërisht krenarë për këtë, sepse këto studime plotësojnë misionin tonë për të krijuar kuadër profesional që do të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë. Studimet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze zhvillohen nga rreth 100 profesorë dhe asistentë me përvojë, të cilët janë shtylla e përmirësimit tonë si një institucion i arsimit të lartë”, tha rektori Pollozhani. Ai shtoi se pesë fakultetet, ai i ndërtimtarisë dhe arkitekturës, shkencat e informatikës, shkencat teknike, shkencat teknologjike dhe shkencat sociale synojnë të zhvillojnë studentët në qytetarët e ardhshëm akademik. Për universitetin, kjo është e rëndësishme, sepse studentët janë e ardhmja, dhe se motivimi dhe shtytja e tyre për përparim do të përmirësojë ekonominë e vendit në një periudhë afatgjatë, tha Pollozhani duke shtuar se “Studentët janë në vendin e parë!”.

Vitin e parë akademik 2016/2017 UNT-ja e filloi me një numër modest të studentëve, gjithsej 218 studentë, tha rektori Pollozhani, ndërsa veç më në vitin 2017 arritëm që në univerzitetin tonë të kemi 492 student të rinj. Ne vitin akademik 2018/2019 u rregjistruan gjithsej 656 studentë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të studentëve të UNT në 1426.

Univerziteti Nënë Tereza ka bashkëpunim me 22 universitete nga vendi, rajoni dhe  Evropa, dhe atë, me univerzitete nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, si vende nga rajoni, dhe me universitete nga Britania e Madhe, Italia dhe Turqia, me të cilat ne rregullisht shkëmbejmë vlerat dhe përvojat e ndërsjellta.

UNT gjithashtu ka vendosur bashkëpunim edhe me 9 institucione të specializuara, dhe deri më tani ka organizuar 5 konferenca shkencore.

Këtë vit, UNT-ja ndau edhe titullin e parë Doctor Honoris Causa, laureatit amerikan të çmimit Nobel, me prejardhje shqiptare nga Gostivari, Ferid Murat.

Univerziteti Nënë Tereza, në pjesën e dytë të vitit 2019 pret që të fillon ndërtimi i objektit të tij, i miratuar nga Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Maqedonisë.

FOTO 4FOTO 1

By