Shkup, 08.04.2019 Me qëllim avancimin dhe zvillimin e procesit edukativo-arsimorë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup inicoi bashkëpuinim me institucione kompetente në fushën e përkujedesit ndaj personave të moshes së tretë gjegjësisht gerantologjisë duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Institucionin Privat për mbrojtje sociale të pleqëve – Milica.

Memorandumi u nënshkrua nga Prof.dr.Aziz Pollozhani – Rektor i UNT-së dhe z-nja Shermine Mamut drejtoreshë e Shtëpisë së Pleqëve “Milica”.

Të dy nënshkruesit ranë dakord se ky memorandum hapër rrugën e bashkëpunimit të ndërsjell në lëminë e gerantologjisë duke u mundësuar studentzëve realizimin e mësimit praktik në suazat e Shtëpisë së Pleqëve “Milica”

Bashkëpunimi gjithashtu do të zhvillohet edhe në realizimin e hulumtimeve shkencore në lëminë e mbrojtes sociale të personave të moshës së tretë dhe gerantologjisë, realizimin e eventeve educative, trajnime të specializuara, punëtori, shkëmbim të informacioneve, përvojave dhe praktikave më të mira nëpërmjet pjesëmarrjes së përfaqësueseve në aktivitetet edukativo-arsimore apo në evente që kanë të bëjnë me tema nga lëmi të ndryshme në interes të të dyja institucioneve.

DSC_0368

By