Stamboll, 8 Prill 2019 Universiteti Nënë Tereza në Shkup tani më ka edhe një doktor shkencash, pasi që docenti Bujamin Bela, nga Fakulteti i Shkencave Teknike pranë UNT-së, mbrojti me sukses temën e doktoraturës “Ndikimi i pabarazive dhe padrejtësive pagesore financiare tek intencat për lënjen e punës me moderator kushtet e punës”  pranë Universitetit të Stambollit.

UNT shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, brenda vendit por edhe jashtë tij, si rrjedhoj e hulumutimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së.

Ngritja e kredibilitet profesional të kuadrave të reja akademike nuk është lajm i mirë vetëm për ne, por edhe për të gjithë shoqërinë në përgjithësi.

Profesori Bujamin Bela ka marrë titullin “Doktor shkence” në Departamentin e menaxhimit me resurset njerëzore pranë Universitetin të Stambollit, ku ka shtjelluar ndikimin e pabarazive dhe padrejtësive pagesore (pagat bazë dhe beneficionet) tek intencat për lënjen e punës me moderator kushtet e punës.

Vlerësimi i punës shkencore dhe empirke që ka realizuar gjatë gjithë procesit të dokturaturës, Dr. Bela ka marrë vlerësime maksimale si një ndër akademikët më të suksesshëm në Turqi, në fushës hulumtuese që e përfaqëson.

By