Tetovë, 08.04.2019 Në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm institucional mes Univesitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Komunës së Tetovës dhe Shkollës së Mesme të Tekstilit “Gjoce Stojçeski” nga Tetova,  u realizua pranim-dorëzimi i makinave për laboratorin e tekstilit në kuadër të Fakultetit të Shkencave Teknologjike të UNT-së, donacion nga kjo shkollë e mesme.

Drejtorja e shkollës Mesme “Gjoce Stojçeski” nga Tetova znj. Sevdije Mustafi dhe përfaqësuesi i Zyrës për arsim pranë komunës së Tetovës z.Ahmed Qazimi  deklaruan se ky donacion i shërben vazhdimësisë së përforcimit të kuadrit dhe procesit edukativ dhe arsimor të nxënësve të shkollave profesionale të tekstilit, që kanë fokusin të avancohen edhe më shumë në fushën profesionale të dizajnit dhe tekstilit. Ata shprehën gadishmërinë dhe dëshirën për ta përforcuar bashkëpunimin institucional në interes të të rinjëve në përgjithsi.

Përfaqësuesit e Universitetit Nëna Terezë në Shkup, Profesorët Sani Demiri dhe Drenusha Kamberi, shprehën faliminderime dhe mirënjohe shkollës së mesme të tekstilit nga Tetova si dhe Komunës së Tetovës për mbështetjen për laboratorët e rinj që do ti përdorë Fakulteti I shkencave Teknologjike, duke dhënë edhe lajmin e mirë që menjëherë pas pranimit të makinave të tekstilit do fillohet me përdorimin e tyre, me çrast studentët e tekstilit dhe dizajnit do të modelojnë dhe qepin uniformat e para për ceremininë e diplomimit të aplsoventëve të parë të Universitetit tonë.

By